Softuer i certifikuar nga ATK

Fatura, TVSH dhe librat për ATK, gati në pak minuta.

Lëshoni fatura me logon tuaj, krijoni raporte shpejt dhe lehtë, dhe kthehuni te biznesi juaj. Finbooks është ndërtuar në Gjilan, për bizneset e Kosovës.

Nga 8,99 € në muaj, me TVSH të përfshirë.

Market Dardania

NUI 811234567, Gjilan

Faturë

nr. 2026-0142

Për: Kafe Ora SH.P.K., Prishtinë

Artikujt e faturës
ArtikulliSasiaTVSHShuma
Kafe espresso 1 kg318%55,50 €
Qumësht 1 l248%22,80 €
Gota letre 250 ml218%24,00 €
Pa TVSH
102,30 €
TVSH 18%
14,31 €
TVSH 8%
1,82 €
Totali
118,43 €

E paguar

U shtua te libri i shitjes, nëntor 2026

I certifikuar nga ATK. Ju merreni me biznesin, rregullat i ndjekim ne.

  • TVSH 18% dhe 8% llogaritet vetë në çdo rresht të faturës.
  • Libri i shitjes dhe i blerjes del gati për deklarim në EDI.
  • Eksport për kontabilistin tuaj me një klikim.

E njihni këtë fund muaji?

Pa Finbooks

  • Fatura në Word ose Excel, TVSH e llogaritur me dorë.
  • Libri i shitjes plotësohet natën e fundit para afatit.
  • Kontabilisti ju kërkon dokumentet një nga një.

Me Finbooks

  • Fatura me logon tuaj, TVSH e llogaritur vetë.
  • Libri plotësohet me çdo faturë që lëshoni.
  • Kontabilisti merr eksportin e gatshëm.

Fatura u lëshua. Pagesa u regjistrua. Libri u plotësua. Kontabilisti u kënaq.

Faturim me logon tuaj

Zgjidhni ngjyrat, shtoni logon dhe të dhënat e biznesit. Çdo faturë del e rregullt, me numër, NUI dhe TVSH.

Shitje dhe blerje

Regjistroni çdo shitje dhe çdo blerje. Librat plotësohen vetë.

Pagesat

Shihni kush ka paguar dhe kush jo, pa kërkuar nëpër email.

  • Kafe Ora: e paguar118,43 €
  • Hotel Ulpiana: në pritje640,00 €

Raportet

Raporte financiare, kontabël dhe tatimore, gati kur ju duhen.

Stoku dhe lëvizjet

Raporti i stokut dhe lëvizjet e brendshme mes depove, në kohë reale.

  • Kafe espresso 1 kg42 copë
  • Qumësht 1 l120 copë
  • Gota letre 250 ml6 copë, porositni

Arka POS

Shitni në banak dhe shitjet hyjnë drejt në libër, pa i rishkruar.

Nga telefonata e parë te fatura e parë

  1. Na kontaktoni

    Plotësoni formularin ose na shkruani në WhatsApp. Ju kthejmë përgjigje brenda ditës së punës.

  2. Hapim llogarinë tuaj

    Ju ndihmojmë të shtoni logon, të dhënat e biznesit dhe artikujt tuaj.

  3. Lëshoni faturën e parë

    Hyni te Finbooks nga shfletuesi, kudo që jeni, dhe filloni punën.

Kontabilisti juaj do t'ju falënderojë

Në fund të muajit nuk ka më thasë me fatura. Finbooks eksporton librin e shitjes, librin e blerjes dhe raportet në formatin që kontabilisti i përdor.

Jeni kontabilist? Flisni me ne për klientët tuaj

Libri_i_shitjes_2026-11

142 fatura, gati për EDI

Libri_i_blerjes_2026-11

38 fatura, gati për EDI

Të dhënat në figurë janë shembull.

Plane të thjeshta, pa kosto të fshehura

Të gjitha çmimet përfshijnë TVSH-në. Asistenca teknike është në çdo plan.

Start

Për ata që lëshojnë fatura dhe duan rregull.

8,99 € / muaj

ose 89,90 € në vit

Zgjidh Start
  • Fatura me logon tuaj
  • Klientë dhe artikuj
  • Libri i shitjes
  • Asistencë teknike

Komplet

Për ata që duan gjithë kontabilitetin në një vend.

16,99 € / muaj

ose 169,90 € në vit

Zgjidh Komplet

Gjithçka te Biznes, plus:

  • Arka POS
  • Lëvizje të brendshme
  • Raporte financiare, kontabël dhe tatimore
  • Raporte të shitjes dhe blerjes
Krahaso të gjitha veçoritë
Krahasimi i planeve
VeçoriaStartBiznesKomplet
Faturimi
Fatura✓Po✓Po✓Po
Personalizim i faturave✓Po✓Po✓Po
Klientë dhe artikuj✓Po✓Po✓Po
Shitje dhe blerje
Shitje—Jo✓Po✓Po
Blerje—Jo✓Po✓Po
Pagesa—Jo✓Po✓Po
Libri i shitjes✓Po✓Po✓Po
Libri i blerjes—Jo✓Po✓Po
Stoku
Raporti i stokut—Jo✓Po✓Po
Lëvizje të brendshme—Jo—Jo✓Po
Raportet
Raporte financiare—Jo—Jo✓Po
Raporte kontabël—Jo—Jo✓Po
Raporte tatimore—Jo—Jo✓Po
Raporte të shitjes dhe blerjes—Jo—Jo✓Po
Shitja në banak dhe mbështetja
Arka POS—Jo—Jo✓Po
Arka POS e certifikuar nga SEF+49,90 € / vit+49,90 € / vit+49,90 € / vit
Asistencë teknike✓Po✓Po✓Po

Pyetjet që na bëni më shpesh

Si regjistrohem te Finbooks?

Na kontaktoni me formularin më poshtë, me telefon ose në WhatsApp. Ne e hapim llogarinë tuaj dhe ju ndihmojmë me hapat e parë.

A është Finbooks i certifikuar nga ATK?

Po. Finbooks është i certifikuar nga ATK, dhe librat e shitjes e të blerjes dalin gati për deklarim në EDI.

A e përfshijnë çmimet TVSH-në?

Po. Çmimi që shihni është çmimi që paguani, me TVSH të përfshirë.

Ku ruhen të dhënat e mia?

Të dhënat ruhen online në cloud, kështu që i hapni nga çdo kompjuter dhe nuk humbin nëse prishet pajisja juaj.

A mund t'ia dërgoj të dhënat kontabilistit?

Po. Librin e shitjes, librin e blerjes dhe raportet i eksportoni me një klikim, në formatin që kontabilisti i përdor.

A ka aplikacion për celular?

Aplikacioni për celular vjen së shpejti. Na shkruani nëse doni t'ju njoftojmë kur të dalë.

Çfarë përfshin asistenca teknike?

Na thërrisni ose na shkruani në shqip kur keni një pyetje për Finbooks. Asistenca është e përfshirë në çdo plan.

Mjaft me fatura në Excel. Fillojmë sot?

Lini numrin tuaj dhe ju telefonojmë për të hapur llogarinë. Ose na gjeni drejtpërdrejt:

WhatsApp